06 Janar 2025

Posta e Kosovës shpërndan plikot me kuponë fiskal

Prishtinë, 30 mars - Sot, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Posta e Kosovës, gjegjësisht Drejtori i Përgjithshëm Sakip Imeri dhe Kryeshefi Ekzekutiv Sejdi Hoxha, kanë nënshkruar marrëveshjen për pranimin, bartjen dhe.

Kjo marrëveshje parasheh që nga prilli i këtij viti qytetarët e Kosovës dorëzimin e plikove me kuponë fiskal për t’u rimbursuar për kuponët e mbledhur fiskal ta bëjnë në pikat e Postës së Kosovës.

Me këtë plikot me kuponë fiskal për tremujorin e parë, Janar-Shkurt-Mars 2016, nuk do të dorëzohen në zyrat e ATK-së, por në pikat e shërbimeve të Postës së Kosovës.

Me këtë marrëveshje të dy institucionet synojnë lehtësimin në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe ATK-në duke minimizuar kohën dhe koston dhe duke ngritur efikasitetin në procesin e dorëzimit të plikove për kuponë fiskal nga ana e qytetarëve.

ATK do të shqyrtoj të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursoj mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015.

Fillimisht, obligoheni që të plotësoni aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal.

Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunim me institucionet tjera me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)