23 Dhjetor 2024

Posta e Kosovës rritë numrin e produkteve të reja

Prishtinë, 15 prill - Në kuadër të aktiviteteve për ngritje të kapaciteteve dhe numrit të shërbimeve dhe produkteve, Posta e Kosovës PK Sh. A. lanson dy produkte të reja postare.

Me qëllim të përkrahjes së bizneseve vendore,  Posta e Kosovës lanson “Pullën komerciale”. Ky produkt mundëson promovimin e bizneseve të mesme dhe të vogla që veprojnë në Republikën e Kosovës. 

Përmes “Pullës komerciale”, e dizajnuar enkas  për konsumatorin, përveç komunikimit me postë tradicionale,  prezantohet dhe afirmohet edhe brendi  i kompanive të interesuara.  “Pulla komerciale” mund të përmbaj edhe një pjesë të veprimtarisë së bizneseve të interesuara. Kjo do të jetë një mundësi shtesë marketingu për bizneset që do të përdorin “Pullën komerciale”.

Gjithashtu, për herë të parë në tregun kosovar, ofrohet  “Libri Filatelik 2011”, që paraqet përmbledhjen e pullave postare të emetuara gjatë vitit 2011, në një edicion special të librit të dizajnuar me pamje të  trashëgimisë kulturore-historike të Republikës së Kosovës.

Kjo është një mundësi e mirë për njohjen e thesarit të trashëgimisë së Kosovës përmes pullës postare dhe mundësi shtesë e promovimit të vlerave tona kulturore-historike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)