24 Dhjetor 2024

Posta e Kosovës nënshkruan Marrëveshje me Postën Turke

Prishtinë, 11 qershor - Posta e Kosovës Sh.A dhe Posta Turke (PTT) kanë lidhur sot një Marrëveshje Mirëkuptimi  përmes së cilës vendoset korniza e bashkëpunimit ndërmjet dy kompanive.

Marrëveshje është nënshkruar në Antalya nga Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, z.Sejdi Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Postës Turke, z.Osman Tural.

Hoxha po qëndron në Antalya edhe për të marrë pjesë në Simpoziumin e 6-të Ndërkombëtar në të cilin janë ftuar udhëheqës të kompanive postare nga rreth 60 shtete.

Marrëveshja mes Postës së Kosovës dhe asaj të Turqisë është nënshkruar gjatë një ceremonie publike, pas të cilës është mbajtur edhe një konferencë për shtyp.

“Memorandumi i Mirëkuptimit të cilin sapo e nënshkruam shënon një moment shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy kompanive tona. Ky dokument ofron një bazë të fuqishme për bashkëpunimin tonë të ardhshëm. Na jep mundësinë qe të identifikojmë fushat konkrete te bashkëpunimit reciprok”, ka thënë z.Hoxha, në konferencën për shtyp.

Përmes kësaj marrëveshje, PK dhe PTT synojnë të mbështesin njëra- tjetrën në përmbushjen e mandatit ligjor në kuadër të fushëveprimtarisë  së tyre.

Posta Turke është pajtuar që t’i ofrojë mbështetje teknike dhe profesionale Postës së Kosovës në shumë sektorë. Është paraparë edhe organizimi i trajnimeve të ndryshme.

Gjithashtu, PTT turke  do të ofrojë ndihmë teknike dhe profesionale për Postën e Kosovës për përmirësimin dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësim në organizata të ndryshme postare, evropiane dhe ndërkombëtare, siç është UPU, etj.

“Republika e Kosoves dhe Republika e Turqisë tashmë kanë ndërtuar marrëdhënie të forta ekonomike, diplomatike dhe kulturore. Unë jam krenar qe sot, së bashku me Tural, i hapëm dyert për një bashkëpunim të ri mes dy vendeve tona”, ka thënë Hoxhaj.

Gjatë qëndrimit në Antalya, Kryeshefi i Postës së Kosovës është takuar me shumë homologë të tij nga kompani postare publike të shteteve të ndryshme, pjesëmarrëse në Simpoziumin Ndërkombëtar në të cilin temë kryesore është ndikimi liberalizimit në sektorin postar.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)