Posta e Kosovës merr donacion në vlerë 18 mijë dollarë
Prishtinë, 28 qershor – Posta e Kosovës ka pranuar sot nga Posta Turke një donacion prej 10 motoçikletave, në vlerë 18 mijë dollarë.
Me ketë rast është organizuar një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë një delegacion i Postës Turke i udhëhequr nga zëvendësdrejtori Osman Çetinkaya, ambasadorja turke Kivilcim Kiliç, zëvendësministri i MZHE-së Usmen Baldzi si dhe zyrtarë tjerë nga të dy administratat postare.
Kryeshefi i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha ka shprehur falënderim për këtë donacion që është rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë disavjeçar dhe marrëveshjeve të lidhura për fusha të ndryshme bashkëpunimi.
“Ky donacion do të ndikoj direkt që shërbimi ynë postar të kryhet me efikasitet edhe më të madh si dhe në përmirësimin e kushteve të punës për postierët tanë, që është prioriteti ynë i vazhdueshëm”, ka thënë ai.
Kryeshefi Hoxha ka theksuar se bashkëpunimi i Postës së Kosovës me Postën Turke dhe administratat postare të vendeve të tjera do të zhvillohet dhe zgjerohet edhe më tej.
Në fjalimin e tij, donatori përkatësisht Zv.drejtori i PTT-së, Osman Çetinkaya u shprehi mirënjohje menaxhmentit të PK-së për pritjen madhështore me organizim ceremonial me rastin e përurimit të motoçikletave, ndërsa u shpre i gatshëm që të vazhdoi edhe në të ardhmen me projekte të ndryshme ta mbështes Postën e Kosovës.
Zv.Ministri i MZHE-së në Kosovë, z.Usmen Baldzi në fjalimin e tij i përshendeti dhe i uroj për bashkëpunim të dy postave shtetërore, Të Kosovës dhe asaj të Turqisë, si dhe u shpreh i kënaqur për këtë donacion.
Ambasadorja turke në Republikën e Kosovës, znj.Kivilcim Kiliç, tha se ndjehet shumë e lumtur që të dy vendet tona, Turqia dhe Kosova kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm ndër vete, ndërsa uroi për bashkëpunimin e dy administrative postare të të dyja vendeve për shkëmbimin professional për shërbime cilësore për qytetarët. Ajo uroi Postën e Kosovës për donacionin që e mori nga Posta Turke, si dhe u shpreh optimiste për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.