Posta e Kosovës, më afër qytetarëve të Podujevës
Podujevë, 8 mars - Sot, në ditën e parë të punës, pas zgjedhjes së tij Kryeshef Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, me bashkëpunëtorët e tij u mirëprit në Komunën e Podujevës, nga Kryetari, Shpejtim Bulliqi me stafin e tij.
Në zbatim të vizonit dhe planit për dyfishimin e të hyrat vetanake nga shërbimet postare dhe komerciale, Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, falënderoi dhe i shprehi mirënjohje Kryetarit, Shpejtim Bulliqi për thellimin e bashkëpunimit në mes të Postës së Kosovës me Komunën e Podujevës.
Ata sot zyrtarizuan tre marrëveshje bashkëpunimi, për Shpërndarjen e Tatimit në Pronë, për hapjen e sportelit të Postës, brenda objektit të administratës komunale, si dhe për Shërbimi Postar, që Posta e Kosovës dhe Komuna e Podujevës ta kenë në qendër të prioriteteve interesin publik dhe lehtësimin e marrjes së shërbimeve për qytetarët llapjanë.
Kryeshefi Ekzektutiv, Xhevdet Smakiqi dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u zotuan që në vazhdimësi do të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen për interesin e qytetarëve me projekte sa më atraktive.