22 Dhjetor 2024

Posta e Kosovës lidhi marrëveshje me NPL “Prishtina Parking”

Prishtinë, 13 janar - Sot U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Kryeshefin Ekzekutiv të NPL “Prishtina Parking” Sh.A., Liridon Restelica   për realizimin e shërbimit të regjistrimit/aplikimit për drejtuesit e automjeteve, banorë rezidentë të Komunës së Prishtinës.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që drejtuesit e automjeteve të Komunës së Prishtinës, përmes kësaj mënyre të regjistrimit të kursejnë kohë dhe përnjëherë të kenë shërbimin e njëjtë siç do të merrnin nga stafi i “Prishtina Parking”, tani mund ta bëjnë edhe në Postën e Kosovës.

Posta e Kosovës është e shtrirë me zyra postare kudo në vendbanimet e Kryeqytetit, me dy ndërrime çdo ditë, nga ora 8:00 deri në 21:00, përfshirë ditëve të vikendit dhe festave.

Misioni i Postës së Kosovës është ofrimi i shërbimeve të jetë sa më afër qytetarëve.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)