Posta e Kosovës dhe KRU ” Prishtina ” bashkëpunojn në të mirë të qytetarëve
Prishtinë, 5 nëntor – Gjatë ditës së sotme përfaqësues të ndërmarrjes publike Posta e Kosovës u takuan me zyrtarë të lartë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “ Prishtina” sh.a.
Në këtë takim i cili u mbajt në zyret e drejtorisë së ujësjellësit të Prishtinës të pranishëm ishin, kryeshefi ekzekutiv i KRU”Prishtina” sh.a. Ilir Avdullahu dhe zyrtari kryesor financiar Sokol Duraku, kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha , zyrtari kryesor financiar i Postës Behxhet Maliqi dhe drejtori i departamentit të shitjes Bashkim Mustafa.
Tema e takimit të sotëm në mes të të dyja palëve ishte, Përmirësimi i kualitetit të shërbimeve për konsumatorët të cilët janë pjesë e pandashme dhe shumë e rëndësishme për të dy ndërmarrjet publike.
Me qëllim të bashkëpunimit më të madh dhe me qëllim të përkrahjes së ndërmarrjes Posta e Kosovës, zyrtari kryesor financiar nga KRU”Prishtina” z. Duraku tha se kjo kompani është e gatshme që ta përkrahë Postën e Kosovës dhe morën vendim të përbashkët që në faturat e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit të postohet llogaria e Postës, gjithnjë në shërbim të konsumatorit duke u munduar që t'ua lehtësojnë punën e pagesave për këto shërbime.
Përgjatë diskutimeve të njëpasnjëshme lidhur me shërbimet që i ofrojnë këto dy ndërmarrje konsumatorëve, sidomos pagesat e shërbimeve të ujit dhe kanalizimit që bëhen përmes Postës, u zotuan për përkrahje të dyanshme dhe u dakorduan që të gjitha veprimet t’i ndërmarrin bashkërisht.
“Do të jemi të gatshëm që të zgjerojmë bashkëpunimin edhe në fusha të tjera në mënyrë që qytetarëve tanë të ju ofrojmë shërbime sa më afër vendbanimeve të tyre dhe të njejtat të jenë sa më efikase” u shprehën ndër të tjerash kryeshefat ekzekutiv të të dyja ndërmarrjeve.