26 Dhjetor 2024

Posta do të shpërndaj pagesat e ndihmave sociale

Prishtinë, 11 gusht - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Posta e Kosovës dhe Banka për Biznes, sot kanë nënshkruar Marrëveshje të Bashkëpunimit për shpërndarjen e pagesave të ndihmave sociale.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit ju mundëson që ndihmat sociale për mbi 25 mijë familje,  të shpërndahen përmes 100 zyrave postare të Postës së Kosovës, të cilat janë të shtrira në territorin e Republikës së Kosovës, dhe  mundësojnë që familjet në asistencë sociale t’i marrin ndihmat sociale me afër vendbanimeve të tyre.

Marrëveshja e Bashkëpunimit hynë në fuqi nga 01 Shtatori 2017, ndërsa shpërndarja e pagesave të ndihmave sociale përmes Zyrave Postare do të fillojë data 01 Tetor 2017.

Marrëveshja e Bashkëpunimit është nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i MPMS-së z. Izedin Bytyqi, Kryeshefi Ekzekutiv i Postes z. Sejdi Hoxha dhe Kryeshefi  Ekzekutiv i BPB-se z. Arton Celina.

Për arritjen e kësaj Marrëveshje të Bashkëpunimit kanë qenë të angazhuar Grupet Punuese nga të tri institucionet, të cilat janë palë nënshkruese. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)