Posta, dallavere me tender
Prishtinë, 21 mars - Tenderi i Postës së Kosovës (PK) për auditimin e pasqyrave financiare të kompanisë, është anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), për shkak të shkeljes së Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
Këtë tender në vlerë prej 28 mijë e 300 euro PK-ja ia ka dhënë kompanisë BDO Kosova L.L.C & BDO Bahrain, por pas ankesës së kompanisë Deloitte Kosova\", kjo lëndë është kthyer në rivlerësim.
I pakënaqur me njoftimin për dhënie të kontratës, \"Deloitte Kosova\" nga Prishtina më datë 22.02.2013, ka parashtruar ankesë në OSHP me pretendime se PK-ja gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti të prokurimit ka vepruar në kundërshtim me nenin 59, pika 2, 3 dhe 4. Po ashtu, Posta e Kosovës ka vepruar edhe në kundërshtim me nenin 33.5 dhe 33.6 të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike.
/zeri/