26 Dhjetor 2024

Porti i Shëngjinit i jepet Kinës

Pekin, 9 shtator - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë, ku pritet që të firmoset kontrata për Portin e Shëngjinit që do t’i jepet me koncesion Kinës për 25 vjet.

Lajmi për vizitën në Kinë u konfirmua nga vetë shefi i Qeverisë shqiptare gjatë konferencës për mediat, mbajtur të hënën, lidhur me situatën e krijuar në Bankën e Shqipërisë.

Kryeministri Rama tha se gjatë takimit me homologun e tij kinez, Li Keqiang, pritet të diskutojnë për disa projekte të rëndësishme në fushën e infrastrukturës, transportit e energjisë.

“Për këto projekte, kemi hapur kanalet e komunikimit, duke nënkuptuar këtu Portin e Shëngjinit”, tha Rama.

Ndërsa, Porti i Shëngjinit, për të cilin Rama bëri të ditur se do t’u jepet kinezëve, në kohën e qeverisë Berisha, i ishte premtuar Kosovës.

Por edhe ky, sikurse shumë premtime tjera të Berishës, ngeli vetëm brenda kornizave të patriotizmit deklarativ. /rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)