Policia vazhdon të apeloj për kujdes të shtuar në trafik
Prishtinë, 17 janar - Referuar kushteve atmosferike, gjendjes se rrugëve si dhe aksidenteve te raportuara gjate 24 orëve te fundit, nga pjesëmarrësit ne trafik kërkohet nje vigjilencë me shtuar dhe vozitje me e kujdesshme duke ju përshtatur gjendjes se rrugëve dhe shenjave te komunikacionit rrugor.
Policia e Kosovës iu drejtohet të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti drejtueseve te automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe tu përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve, sepse tani të reshurat ndikojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë, ku në disa akse rrugore mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor e sidomos në orët e vona dhe ato të hershme ku mund të paraqiten edhe ngrica.
Andaj me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës vazhdon të apeloj tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut, të posedojnë pajisjet e nevojshme dimërore, të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi që këto norma ligjore janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.