23 Dhjetor 2024

Policia realizon planin operativ "Kontrolli i automjeteve të transportit publik”

Prishtinë, 11 shkurt - Policia e Kosovës (PK) ka bërë të ditur së vazhdon angazhimin shtesë me aktivitete dhe plane konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafik dhe uljen e aksidenteve.

Njësiti për Kontroll të Autostradave të Kosovës përveç aktiviteteve tjera javën e kaluar ka implementuar planin operativ "Kontrolli i automjeteve të transportit publik", ku në fokus kanë qenë kontrollimi i autobusëve, kombibusëve si dhe automjetet e taksive.

Gjithsejtë janë realizuar 35 pika kontrolli, janë kontrolluar rreth 245 automjete, ndërsa janë shqiptuar 169 gjoba si dhe janë konfiskuar tri palë targa për kundërvajtje, si në vijim:

1. Mungesa e kontrollit 6 mujor të mjeteve transportuese, 17 tiketa,
2. Pa regjistrim, 5 tiketa,
3. Mungesa e aparatit të zjarrit, 44 tiketa,
4. Tejkalim nga ana e djathtë, 2 tiketa (masë mbrojtëse 3 muaj),
5. Mungesa e pajisjeve rezervë, 24 tiketa,
6. Drita të parregullta, 15 tiketa,
7. Pasagjer më tepër, 7 tiketa,
8. Vendosja e foliave/errësimit në xhama, 12 tiketa,
9. Parafango e dëmtuar, 4 tiketa,
10. Përdorimi i telefonit, 3 tiketa,
11. Vozitje pa patentë shofer, 1 tiketë,
12. Mospërdorimi i rripit të sigurisë, 7 tiketa,
13. Parregullsi në tahograf, 9 tiketa,
14. Ndalesa pa stacion, 8 tiketa,
15. Tejkalim i shpejtësisë, 5 tiketa,
16. Të tjera, 6 tiketa. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)