07 Maj 2024

Policia nis fushatën “Kafshet në rrugë - rrezik në komunikacion"

Prishtinë, 19 korrik - Policia e Kosovës përkatësishtë Njësiti i Komunikacionit Rajonal pran Drejtorisë Rajonale në Pejë ka bërë të ditur se me qellim të ngritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, gjegjësisht rrugëve rajonale e magjistrale do te ndermarr një fushatë senzibilizuese me moton “Kafshet në rruge-rrezik në komunikacion”.

Në ketë fushatë do të kontaktohen qytetar të ndryshëm gjithandej rrugëve me përgjegjësi, kryesisht pronar të kopeve të kafshëve të ndryshme shtepiake(lope,kuaj e dele), të cilët zakonisht kullosin kafshët e tyre afër rrugëve, apo edhe vetëm që kalojne mbi to.

Qellimi i kësaj fushate është senzibilizimi i pronarëve kryesisht me rrezikun  permanent kur kafshet dalin në rrugë pa kontroll apo mbikqyrje të tyre, përfshire pasojat, pasojat në të kaluaren dhe rreziqet e mundshme të praqitjes së tyre në rrugë.

Qellim tjetër i kesaj fushate do te jetë, ngritja e partneritetit dhe bashkëpunimit me qytetarë me referencë filozofinë e Policimit në bashkësi në kuadër të planit strategjik “Policimi në Bashkësi 2012-2016” i Policisë Kosovës.

Senzibilizimi i tyre do bëhet me prezentim të statistikave të aksidenteve të së kaluares, njoftim dhe sqarim të tyre me bazen ligjore nga ligji 02/L-70, kapitulli 19.

Komunikacioni i qerreve dhe lëvizja e bagëtive me gjithë sanksionet pausese, pastaj, fotografi me kafshë në rrugë dhe kafshë të aksidentuara në vendngjarje, artikuj nga gazeta vendore, si dhe do t’u sqarohen edhe sanksionet nga neni 352,në raste të aksidenteve. Keto te dhena (kopja) edhe mund t’u japen qytetareve,nese kërkojnë.

Secili njësit në sektor dhe patrullë e sektorit në bazë të zonave te përgjegjësisë,do të komunikojë me qytetar të kësaj treve.

Fushata do te fillojë me 19-07-2013 dhe do të përfundojë me date 26-07-2013
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)