29 Dhjetor 2024

Policia ngrit nivelin e sigurisë në komunikacionin rrugor

Prishtinë, 13 nëntor - Referuar perkeqesimit te motit, te reshurave te shiut dhe mundesise se paraqitjeve te ngricave ne ditet ne vijim, Policia e Kosovës ka njoftuar se me njësitë relevante të saj do te ndërmarrë masa konkrete në ngritjen e nivelit të sigurisë  në komunikacionin rrugor si në aspektin parandalues po ashtu edhe ne ate veprues.

\"Ne kemi zhvilluar ne vazhdimesi një numër të madh të aktiviteteve ne funksion të sensibilizimit të qytetarëve dhe vetëdijesimit të tyre lidhur me parandalimin e aksidenteve rrugore, duke filluar nga fushatat vetdijsuese përmes spoteve të ndryshme televizive, broshurave, komunikatave, apeleve dhe informacioneve për publikun, me te vetmin qellim, parandalimit te aksidenteve dhe ngritjes se sigurise ne trafik\", thekson njoftimi i policisë.

Policia gjithashtu, në mënyrë konsistente ka zhvilluar dhe implementuar plane operative policore konkrete, si dhe ka ndërmarr masat e nevojshme ligjore,  duke perëfshirë edhe shqiptimin e gjobave aty ku pjesëmarrësit në komunikacion kanë rënë ndesh me ligjin mbi sigurinë e komunikacionit rrugor.
 
Policia e Kosoves vazhdon te apeloj tek te gjithë pjesmarrësit në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm dhe ti respektojnë rreguallat qe dalin nga ligji per komunikacionin rrugor, ti respektojnë shenjat e trafikut, si dhe te ju pershtaten kushteve te rruges dhe kushteve atmosferike sidomos ne oret e hesrshme dhe te vona, ne menyre qe te parandalohen aksidentet dhe pasojat e mundshme ne njerez.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)