Policia lanson fushatën vetëdijesuese “Të gjithë jemi këmbësorë”
Prishtinë, 22 maj - Policia e Kosovës ka njoftuar se Divizioni i Trafikut Rrugor, në përkrahje nga Departamenti Koordinues i Këshillit për Siguri Rrugore - Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, lanson fushatën vetëdijesuese “Të gjithë jemi këmbësorë”.
Në kuadër të këtij aktiviteti në të cilin marrin pjesë zyrtar të lartë Nga Policia e Kosovës dhe Ministria, do të bëhet edhe shpërndarja e fletushkave që kanë për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, sidomos këmbësorëve, të cilët janë kategoria më e rrezikuar në trafikun rrugor.