23 Dhjetor 2024

Policia kërkon kujdes maksimal të pjesëmarrësve në trafik

Prishtinë, 23 shkurt - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ndryshimet e fundit klimatike, përfshirë edhe reshjet e borës në disa zona të vendit, po krijojnë vështirësi në qarkullim dhe rrugët potencialisht bëhen më të rrëshqitshme.

Prandaj, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik sipas policisë është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)