Policia e Kosovës apelon për kujdes për të gjithë vozitësit
Prishtinë, 7 shkurt - Për shkak të të reshurave të vazhdueshme të borës dhe temperaturave të ulta qarkullimi i komunikacionit rrugor është vështirësuar përgjithësisht në të gjitha rrugët e vendit.
Sipas informatave që zyrtarët policor kanë pranuar nga tereni, sot të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale si dhe rrugët kryesore të qyteteve janë të kalueshme por me vështirësi të theksuar për qarkullim, për arsye të shtersave të borës dhe akullit në rrugë.
Si pasojë e kushteve atmosferike ka pasur bllokim në disa akse rrugore, si aksi rrugor që të shpie në pikë kalimin kufitar Pejë Kullë - Rozhaj, rruga që qonë për në Rugovë, rruga që qonë në pikë kalimin kufitarë në Mutivod dhe disa fshatra të zonës së Shalës së Bajgorës, zona e Brezovicë, Dragashit si dhe fshtara tjera që shtrihen kryesisht në viset malore, jan të bllokuara për qarkullim për shkak të borës dhe akullit në këto rrugë.
Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në menaxhimin e situatës së siguris në komunikacionin rrugorë, por edhe në dhënien e astistencës institucioneve tjera që janë të angazhuar në menaxhimin e kësaj situate.
Duke ditur që kushtet atmosferike ndikojnë në shkatimimin e aksidenteve në komunikacion dhe në këto aksidente rrezikohet direkt jeta e qytetarëve në rrugë , Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që mundësisht të shmagin sa më shumë përdorimin e veturave, por edhe në raste ku ato i perdorin ti posedojne të gjitha paisjet e nevojshme dimërore siç parasheh Ligji për siguri në komunikacionin rrugorë.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithe vozitesit që të shtojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve si dhe të vozisin konform rregullave të komunikacionit dhe të ti përshtaten kushteve atmosferike në rrugë.