Policia apelon tek ngasësit të kenë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë

Prishtinë, 14 maj - Policia e Republikës së Kosovës ka apeluar tek ngasësit e automjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë. 
Reshjet e vazhdueshme të shiut që po bije në tërë territorin e vendit sipas Policisë po krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht po bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve. 
Prandaj, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent. 
"Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor", thekson policia. 
















