Policia apelon për kujdes maksimal në trafik
Prishtinë, 25 janar - Policia e Republikës së Kosovës bërë të ditur se të reshurat e borës gjatë ditës, ngricat në orët e mbrëmjes, gjatë natës, dhe në orët e hershme të mengjesit nëpër rrugët tona krijonë vështërsi në qarkullim dhe rrugët potencialisht bëhen më të rrëshqitëshme.
Prandaj, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.
Kujdesi maksimal i pjesmarësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.
Poashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim, ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.