25 Dhjetor 2024

Plackitje ne Zyrat Postare

Prishtinë, 6 dhjetor -Posta e Kosovës shpreh shqetësimin për rastet e plaçkitjeve të shpeshta të Zyrave Postare, veçanërisht në qytetin e Prishtinës.

Sot në orët e hershme të mëngjesit është plaçkitur për herë të tretë e njëjta Zyrë Postare, në rrugën  “Nazim Gafurri”, në Prishtinë, afër gjimnazit “Sami Frashëri”, lokacion i frekuentuar  që ndodhet afër qendrës së qytetit.

Plaçkitësit kanë thyer portën e hekurt të Zyrës Postare dhe të papenguar kanë qëndruar disa orë brenda të pajisur me mjete me të cilat kanë arritur të thyejnë edhe arkën e çeliktë e cila peshon 400 kilogram. Aty ka qenë i vendosur qarkullimi ditor i shitjes në vlerë disa mijëra euro.

Posta e Kosovës njofton opinionin se gjatë muajve të fundit i janë plaçkitur edhe zyra tjera postare. Ka pasur raste të hyrjes së personave të armatosur në Zyrën tjetër Postare që ndodhet prapa Teatrit Kombëtar në Prishtinë me ç’rast janë marrë me dhunë paratë dhe është rrezikuar jeta e punëtorëve.

Nën kërcënimin e armëve është plaçkitur para disa javësh edhe Zyra Postare që ndodhet në oborrin e QKUK-së. Gjatë këtij akti kriminal ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Menaxhmenti i Postës së Kosovës ka komunikuar kohë më parë zyrtarisht me Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe ka kërkuar një kujdes më të madh të policisë për zyrat tona postare.

Është e pakuptimtë që brenda në qytet të ndodhin plaçkitje të tilla dhe të na rrezikohen punëtorët.

Ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës që të ndjekin, zbulojnë dhe arrestojnë kryesit e këtyre akteve kriminale të grabitjeve dhe plaçkitjeve.

Menaxhmenti i Postës së Kosovës kërkon nga Policia e Kosovës që të sigurohen patrullime të vazhdueshme, 24 orë në ditë, në afërsi të Zyrave Postare në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, sepse tanimë është e qartë se jemi bërë cak i vazhdueshëm i grupeve kriminale.


Posta e Kosovës është kompani publike dhe të gjitha asetet e saj janë pronë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)