Piratët rrëmbejnë një anije mallrash kineze
Pekin, 14 nëntor - Kina bëri të ditur se piratët kanë rrëmbyer një anije mallrash me 29 marinarë kinezë në Detin Arabik.
Sipas agjencisë shtetërore Xinhua, anija që lundronte me flamurin e Panamasë është sulmuar të premten në mbrëmje.
Raportohet se piratët i kanë thënë kompanisë së cilës i përket anija, se ata po e drejtojnë anijen kah Somalia.
Bëhet e ditur se sulmi ka ndodhur në një zonë që nuk patrullohet nga forcat ndërkombëtare.