28 Dhjetor 2024

Piloti i Germanwings kishte tentuar vetëvrasjen

Berlin, 4 prill - Të dhëna të reja kanë dalë lidhur me bashkëpilotin e avionit të kompanisë \"Germanwings\" Andreas Lubitz, shkaktar i vdekjes së 150 vetëve, si pasojë e përplasjes së avionit muajin e kaluar në Alpet e Francës.

Mësohet se Lubitz kishte bërë dhe tentativa të tjera vetëvrasjeje, para se të merrte komandimin e një avioni.

Prokurorët gjermanë kanë zbuluar se bashkëpiloti kishte bërë kërkime në internet lidhur me dyert e kabinave të pilotëve dhe masat e sigurisë së tyre.

Lidhur me këtë prokurori Christoph Kumpa shphehet se \" Sipas rezultateve të deritanishme bashkëpiloti ishte në dijeni të sëmundjes dhe trajtimit mjekësor dhe kishte tentuar disa herë vetëvrasjen.

Në një ditë të vetme ai ka kërkuar në internet për disa minuta të dhëna rreth dyerve të kabinave të pilotëve dhe sigurisë së tyre.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)