28 Dhjetor 2024

Piloti bën ulje emergjente për një bletë

Sauthempton, 9 qershor - Vetëm 10 minuta pasi ishte ngritur në qiell, një avion i kompanisë “Flybe” është detyruar të rikthehet në Aeroportin e Sauthemptonit.

Arsyeje për këtë, ka qenë një bletë, e cila është parë nga pilotët në njërën nga pajisjet për drejtimin e avionit.

Avioni kishte për destinacion Dublinin, por piloti nuk ka dashur të rrezikojë dhe ka ateruar në Sauthempton, për t’u ringritur sërish në qiell vetëm pas dy orësh.

Menjëherë pas aterrimit, inxhinierët kanë ndërhyrë në pajisje dhe kanë larguar bletën që nuk kishte mbijetuar.

Pas uljes në tokë, disa nga udhëtarët treguan për mediat se si piloti kishte dhënë njoftimin se, duhej të ktheheshin në Sauthempton, për shkak se një bletë kishte ngecur në një pajisje të avionit.

Noel Rooney shprehet: “Kemi qenë 10 ose 15 minuta larg Sauthemptonit, por më pas u njoftua për një problem në sistemin e navigacionit. Kur piloti na njoftoi se kush e kishte shkaktuar, nuk e dinim nëse duhet të qeshnim apo të qanim”.

Kompania “Flybe” ka konfirmuar për incidentin, por ka thënë se siguria e udhëtarëve është në radhë të parë, prandaj për çdo shqetësim avioni mund të kërkojë ulje emergjente.

Në deklaratën e kompanisë thuhet: “Avioni që kishte për destinacion Dublinin është rikthyer sërish në Aeroportin e Sauthemptonit, për shkak të disa problemeve teknike. Inxhinierët kanë konstatuar se shkak i problemit ka qenë një bletë. Siguria është primare për ne, por nëse dikush prej udhëtarëve është shqetësuar, atëherë kërkojmë ndjesë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)