01 Janar 2025

Pilotët e Lufthansa-s do të shkojnë përsëri në grevë

Frankfurt, 7 shtator -  Pilotët e shoqërisë ajrore gjermane, Lufthansa nesër do të shkojnë në një grevë në rang kombëtarë.

Sipas një deklarate të Sindikatës së Pilotëve (VC) thuhet se pilotët e Lufthansa-s dhe të asaj Lufthansa Kargo nesër nga ora 08:00  deri më 23:59 sipas kohës lokale do të lënë punën dhe do të shkojnë në grevë. Ndërkohë nga kjo grevë krahas fluturimeve të brendshme pritet të ndikohen edhe fluturime me avionë të tipit A380, A330, A340 dhe B747 të linjave të gjata.

Në deklaratë është theksuar se Lufthansa nuk ka pranuar sugjerimin e paketës prej 500 milionë eurosh e cila ishte nën logon \"Aleanca për rritje dhe punësim\".

Në deklaratë thuhet gjithashtu e Lufthansa ka kërkuar përsëri takim në fundjavë, por se nuk beson në seriozitetin e këtyre takimeve.

Sindikata kërkon falje për afro 9. 600 persona të cilët mund të ndikohen nga kjo grevë. Sindikata thotë gjithashtu se në rast të ndonjë kërkese serioze të kompanisë ata mund të ulen përsëri në bisedime.

Ndërkohë kjo është hera e 13-të që pilotët e këtyre kompanive shkojnë në grevë. Që prej muajit prill të 2014 deri më tani pilotët e kësaj kompanie kanë shkuar plot 12 herë në grevë nga të cilat u anuluan mijëra udhëtime.

Marrëveshja mes Sindikatës së pilotëve dhe kompanive si Lufthansa, Lufthansa Cargo dhe Germanwings për daljen e parakohshme në pension të 400 pilotëve nuk është arritur ende.

Lufthansa ka miratuar një vendim për rritjen e moshës së pensionit nga 55 në 60 vjeç, ndërkohë moshën kur dëshirojnë që pilotët të mund të përfundojnë punën nga 58 e ka nxjerrë në 61 vjeç

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)