Pilotët e kompanisë Lufthansa filluan një grevë të re
Frankfurt, 24 nëntor - Pilotët e Kompanisë Ajrore Gjermane Lufthansa filluan një grevë të re. Pengesat në fluturime ndikojnë mijëra pasagjerë.
Për shkak të grevës, qindra fluturime të planifikuara të gjatë dhe të shkurtër janë anuluar. Kjo është greva e 14-ë e pilotëve të Lufthansa-s brenda 2 vjetësh.
Kurse shkaku i grevës është bllokimi i negociatave të punës kolektive ndërmjet Lufthansa-s dhe Sindikatës së pilotëve Cockpit.
Pilotët e kësaj kompanie kërkojnë rritjen e rrogës si dhe kanë kërkesa në lidhje me pagesat e pensionit dhe dalje herët në pension.
Pilotët pavarësisht se kompania ka pasur fitime, prej rreth 5 vjetësh nuk marrin rritje rroge.
Në këto bisedime udhëheqja e sindikatës kërkon rritje rroge prej 20% për 5 mijë e 400 pilotë.
Kurse udhëheqja e Lufthansa-s nuk dëshiron të bëjë rritjen e kërkuar të rogës.