Pilotët e Air France sot rinisin grevën e tyre
Paris, 15 shtator - Sipas një njoftimi të kanalit France 24, 60% e pilotëve të kompanisë ajrore Air France, sot nisin grevën e tyre.
Nga greva e pilotëve të kompanisë Air France përveç kompanisë në fjalë pritet të pësojnë dëme edhe aeroportet e Gjenevës dhe të Zyrihut.
Kompania Air Francë prej sot ka anuluar 8-9 fluturime të drejtpërdrejta me nga aeroportin Charles De Haulle në Gjenevës për në aeroportin Orlu të Parisit dhe 4-5 fluturime të drejtpërdrejta nga Zyrihu për në Paris.
Kjo kompani ka njoftuar udhëtarët e saj për anulimin e fluturimeve deri në një njoftim të dytë.
Greva e pilotëve të Air France pritet të zgjasë një javë. Kompanitë e lira të varur nga Air France kanë më shumë fluturime dhe më shumë të ardhura.
Pilotët e kompanisë Air France kundërshtojnë politikën e zgjerimit të aktiviteteve të kësaj kompanie.