Pilotët e Air France futen në grevë
Paris, 13 shtator - Pilotët e kompanisë franceze Air France njoftuan për fillimin e grevës së tyre prej gjysmës së dytë të muajit shtator.
Sipas një njoftimi të Press Tv, pilotët e Air France kanë deklaruar se greva e tyre organizohet në shenjë proteste ndaj ndryshimeve dhe reformave që pritet të kryhen në këtë kompani.
Greva e pilotëve të Air France do të zgjasë për një javë nga 15-22 shtator ku pilotët nuk do të shkojnë në punë nga ora 5 deri në orën 23:00. Pilotët e Air Francë janë të bindur se reformat parashikuara vënë në rrezik sigurinë e tyre të punës.
Ndërkohë është anuluar takimi mes drejtuesve dhe sindikalistëve ë kësaj kompanie.
Frederik Gigi, drejtori ekzekutiv i kompanisë Air France a paralajmëruar se në rast të organizimit të grevës në ditë kompania Air Francë do të pësojë një dëm prej 15 milion dollarësh.