25 Dhjetor 2024

Pikturat e Muslim Mulliqit në pulla postare

Prishtinë, 13 janar – Emisioni më i ri i pullave të postare të Filatelisë së Postës së Kosovës i kushtohet veprës së piktorit të shquar Muslim Mulliqi. Katër pulla postare me pikturat e Mulliqit janë vënë në qarkullim të hënën.

Muslim Mulliqi, i cilësuar si pionier i artit modernist në hapësirat shqiptare, në pikturat e tij si element të rëndësishëm i ka kokat, të cilat përcjellin ankthin, mallin, pritjen dhe shikimin jashtë dritareve, piktura të teknikës së vajit mbi pëlhurë dhe mbi dru, në të cilat ndërthuret folklorizmi me bashkëkohoren.

Veprat e stilit figurativ ekspresionist të Mulliqit trajtojnë ambientin kosovar, mirëpo ai e tejkalon sfondin territorial lokal duke kërkuar universalen dhe lirinë e shprehjes artistike.

Artisti veçon kullat, që janë në formën e personazheve të kompozuara me figura njerëzore.

Ishte njëri ndër themeluesit dhe dekani i parë i Akademisë së Arteve në Prishtinë, ndërsa prej vitit 1980 ishte anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Mulliqi ekspozoi në Kosovë, në hapësirat e ish-Jugosllavisë, në Romë, Tiranë, etj. Punoi si profesor i pikturës në Fakultetin e Artit, Universiteti i Prishtinës. Veprat e tij gjenden në shumë galeri, muze si dhe te koleksionistët.

Piktori Muslim Mulliqi u lind më 1934 në Gjakovë, ndërkaq vdiq në Prishtinë, në vitin 1998.

Filatelia e Postës së Kosovës do të prezantojë edhe në të ardhmen përmes pullave postare veprat e artistëve tanë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)