Pezullohen fluturimet e avionëve luftarakë F-35
Washington, 5 korrik - Ushtria amerikane thotë se ka pezulluar fluturimet e të gjithë flotës së avionëve luftarakë F-35, derisa të përfundojë një hetim për një zjarr në pistë që kishte lidhje me një nga këta avionë.
Departamenti i Mbrojtjes tha se është urdhëruar të bëhen inspektime të mëtejshme të motorëve të avionëve F-35.
Zjarri javën e kaluar në Bazën e Forcës Ajrore Elgin në Florida, ishte i fundit në një seri problemesh teknike dhe vonesash në programin prej 396 miliardë dollarësh të Pentagonit për avionët luftarakë.
Është programi më i kushtueshëm i armëve në historinë e ushtrisë amerikane.