23 Dhjetor 2024

Peticioni kundër privatizimit të PTK-së, mblidhen 21 525 firma

Prishtinë, 8 shtator - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i mbështetur edhe nga dhjetëra organizata të tjera, ka filluar organizimin e një peticioni mbarëpopullor kundër privatizimit të PTK-së dhe Distribucionit të KEK-ut si dhe kundër likuidimit të Trepçës.

Sipas BSPK-së, deri më tash, për më pak se tri ditë, janë mbledhur nënshkrimet e 21 525 qytetarëve të Kosovës.

“Kjo gatishmëri e tyre për të nënshkruar masivisht këtë peticion, është tregues i qartë që privatizimi i tri ndërmarrjeve të lartcekura është proces që nuk e gëzon mbështetjen e qytetarëve të Kosovës, nga të cilët kjo qeveri thirret se e ka siguruar legjitimitetin”, thuhet në kumtesën e saj, dhe theksohet se BSPK do të vazhdojë me mbledhjen e nënshkrimeve, gjithandej nëpër Kosovë, edhe në ditët/javët e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)