24 Dhjetor 2024

Pesë të pandehur u liruan nga akuzat për ‘Rastin PTK’

Prishtinë, 28 qershor - Sot, Gjykata Themelore e Prishtinës, në një trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët e EULEX-it dhe të Kosovës, i liroi nga akuza pesë të pandehur në rastin e ashtuquajtur PTK.

Blerim Devolli, Shkëlqim Devolli, Ismet Bojku, Shyqyri Haxha dhe Rexhë Gjonbalaj u liruan nga të gjitha akuzat e ngritura kundër tyre.

Të pandehurit akuzoheshin në aktakuzë për disa vepra, përfshirë: lidhje e kontratave të dëmshme, falsifikim i dokumenteve si rast i veçantë dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Gjykata i liroi të pesë të pandehurit sepse nuk u vërtetua që ata i kishin kryer veprat penale për të cilat akuzoheshin.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)