Përurohet vendosja e shenjave me emra të rrugëve në Klinë
Klinë, 15 tetor - Në një aktivitet ceremonial dhe me prezencën e u.d Kryeshefit Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti, Kryetarit të Komunës së Klinës z. Zenun Elezaj dhe Këshilltarit politik të Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë z. Valon Maliqi, në Komunën e Klinës u përurua projekti për vendosjen e shenjave me emra të rrugëve për të gjithë rrugët në këtë Komunë.
Në këtë aktivitet, përmes disa fjalëve të rastit u theksuan sfidat që mungesa e adresave të unifikuara dhe e shenjave me emra rrugësh kanë sjellë për këtë Komunë, dhe u përmendën benefitet dhe vlera që adresat kanë për avancimin e kualitetit të shërbimeve ofruar qytetarëve e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Nga përfitimet u përmendën shërbimet publike, lehtësimi i qarkullimit të shërbimeve e mallrave, avancimi i transportin, navigacionin e të tjera. Përndryshe, ky projekt është mundësuar nga donacioni i Autoritetit Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi “Kartverket”, implementuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, respektivisht nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
Po ashtu, në një takim mes Kryeshefit të AKK z. Avni Ahmeti me Kryetarin e Komunës z. Zenun Elezaj, z. Ahmeti potencoi se bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve nuk do të përfundojë me kaq, duke potencuar që për vitin e ardhshëm do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për vendosjen e numrave të adresave për secilën shtëpi, në secilën shtëpi.