29 Dhjetor 2024

Përurohet ura që lidh dy komunat veriore të Kosovës

Zveçan, 2 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka qëndruar sot për vizitë në veri të vendit, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të urës që lidh Zveçanin me Leposaviqin, dy komunat në veri të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Mustafa gjatë qëndrimit në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, shoqërohej nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.

Në ceremoni ishin të pranishëm komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo, drejtues të lartë të KFOR-it si dhe përfaqësues të banorëve të zonës.

Ura është ndërtuar nga NATO me një investim prej 400 mijë eurosh dhe lidh shumë vendbanime të dy komunave të vendit.

Në atë që është investimi më i madh i KFOR-it në Kosovë, një urë e re rrugore me vlerë prej 400.000 euro u përurua në lumin Bistricë ndërmjet Zveçanit dhe Leposaviqit më 2 dhjetor.

 Ura e cila zëvendësoi urën Mabey-Johnson shumë afër këtij lokacioni, është ndërtuar në bashkëpunim në mes të kompanive serbe dhe shqiptare nga Kosova.

Gjeneral Major Giovanni Fungo, komandanti i KFOR-it, tha se kjo urë është projektuar nga një kompani serbe e Kosovës dhe ndërtuar nga një kompani shqiptare e Kosovës në një bashkëpunim shumë profesional.

“Ura e re është shembull konkret i përfitimit të bashkëpunimit të përbashkët në mes të NATO-s, institucioneve dhe të gjitha komuniteteve.”

Në fund, komandanti i KFOR-it konkludoi: “Ta transformojmë të gjithë së bashku këtë urë të re në një mundësi për të promovuar tutje paqen, prosperitetin dhe zhvillimin në Kosovë dhe për Kosovën”.

Ura e financuar nga shtetet e NATO-s, është ndërtuar në bazë të standardeve evropiane dhe do të ofrojë kushte më të mira të trafikut dhe sigurisë për automjetet dhe këmbësorët.

Ura e re është funksionale për përmirësimin e ekonomisë vendore meqë do të shtojë një lidhje më të mirë të transportit, një vlerë të shtuar për ekonominë lokale.

Vëmendja ndaj kësaj ngjarjeje tregon se KFOR po luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)