15 Maj 2024

Përurohet ura e parë e linjës së metros në Turqi

Prishtinë, 17 shkurt - Është vënë në jetë një projekt tjetër i rëndësishëm për transportin e Stambollit.

Përurimin e urës mbi Bririn e Artë që lidhë rrjetin e linjave të metros të qytetit e bëri Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.

Kryeministri Erdoan këtë urë e cilësoi si një hap historik të Turqisë.

Duke theksuar se me linjat e reja të hapura në Stamboll gjatësia e rrjetit të metros doli në 141 km, Kryeministri Erdoan njoftoi se projekti do të vazhdoj me ndërtimin edhe të 110 km të tjera të këtij rrjeti.

I ulur në karrigen e makinistit Kryeministri Erdoan bëri edhe udhëtimin e parë në këtë linjë që do të lidhë lagjet Jenikapi me Haxhiosman në Stamboll. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)