25 Dhjetor 2024

Përurohet segmenti i dytë i autostradës Prishtinë - Shkup

 Prishtinë, 22 dhjetor - Sot u përurua segmenti i dytë i autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit, i gjatë 14.5 kilometra, me hapjen e të cilit do të lehtësohet qasja deri në qendrën turistike të Brezovicës.

Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Infrastrukturës, kanë marrë pjesë shumë personalitete nga jeta politike e shoqërore, misionet diplomatike të akredituara në vend dhe qytetarë të vendit.

Ndërkaq të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtuan Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, kurse shiritin përurues e preu kampionja e olimpike e Xhudos, Majlinda Kelmendi.

Në fjalën e tij para të pranishmëve kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se e ka për nder që sot të gjithë së bashku ta përurojnë këtë segment të autostradës si një e arritur e madhe për vendin.


“Për mua është nder që të bashkohemi këtu sot për një të arritur, pra për segmentin që e përurojmë sot. Shumë punë, shumë mund, shumë angazhim, shumë ekspertizë për standarde të një infrastrukture euro-atlantike atje ku edhe është drejtimi ynë dhe sot jemi dëshmitarë që kjo po ndodhë. Jam thell i bindur se vitin që vjen do të përmbyllet e tëra kjo autorrugë."

"Jam thell i bindur se Shkupi do të jetë më afërr se kurdoherë tjetër për Prishtinën. Duke i uruar të gjithë për punën që e kanë bërë, duke i falenderuar të gjithë punëtorët e vyeshëm  dhe duke e shfrytëzuar rastin që ti shpreh ngushëllime familjes së punëtorit që ka humbur jetën tragjikisht, ju uroj me fat të arriturën e sotme dhe fitoren e sotme, me fat Krishtëlindjet sepse jemi në prag të tyre, me fat ndrrimin e motmoteve! Me fat Kosovë dhe faleminderit!”, ka thënë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Kurse, presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke iu adresuar të pranishmëve në këtë ceremoni ka thënë se ndihet i kënaqur që sot të gjithë së bashku po marrin pjesë në këtë përurim  “Sot është një kënaqësi e veçantë dhe e jashtëzakonshme sepse të gjithë së bashku marrim pjesë në përurimin e segmentit të dytë të autostradës Prishtinë – Shkup, një përpjekje kjo e kahmotshme e punës së përbashkët, të një angazhimi serioz  të të gjithë njerëzve vullnetmirë, e përgjegjësive të larta shtetërore, e zotimit tonë për qëllimin dhe vizionin  Euro-Atlantik dhe ky është projekti i Kosovës së re."

"Është projekti i Kosovës moderne, është projekti i Kosovës evropiane, është projekti i ëndrrave që kemi pasur e që po shëndrrohen në realitet, andaj urime të gjithëve! Urime Kosovë, urime edhe festat e fundvitit dhe faleminderit shumë prej ju të gjithëve”, ka thënë presidenti i Kosovës Hashim Thaqi.

Ndërkaq, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, në fjalën e tij me këtë rast ka thënë nuk ka gjë më të mirë se kur bashkohemi për të mirën e vendit sikurse ne sot këtu që jemi mbledhur për një sukses dhe kjo është dëshmia më e mirë që ne jemi zotuar se do të jemi në shërbim të vendit, në shërbim të mirës dhe në shërbim të punës që ka ndikim pozitiv tek qytetarët, tek lidhja me koridore dhe me shtetet fqinje dhe ne duhet së bashku ti gëzohemi një suksesi të tillë.

"Unë e falenderoj edhe Bechtel & Enka që me përkushtim dhe me standarte të larta po i kryen punët. Të gjitha ato kompani serioze që kanë treguar profesionalizëm do të kenë hapsirë për të punuar në Kosovë. Kosovën e presin edhe shumë punë", ka theksuar Lekaj.

Ky sipas tij është suksesi i dytë pas atij të parit ku para dy ditësh është nënshkruar kontrata për termocentralin ku do të punësohen mbi 10 000 punëtorë, prandaj ky është suksesi dytë i këtij viti që të gjithë së bashku duhet ti gëzohemi.

"I falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët, në veçanti Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor dhe ministren Albena Reshitaj, që në kohë rekorde i ka kryer obligimet e shpronësimit dhe tashmë para qytetarëve  dhe të gjithëve mund të themi se më nuk ka problem, sepse sot kemi e marrë një vendim në qeveri me të cilin do ti përfundojmë të gjitha procedurat e shpronsimit për pronarët."

"Në fund fare më lejoni që të ftoj kampionen tonë Olimpike të Xhudos Majlinda Kelmendin, si ambasadoren më të mirë të Kosovës, që ta pres shiritin përurues të kësaj autostarde bashkë me skiatorët dhe që ka një simbolikë, sepse kjo rrugë ka një ndikim pozitiv edhe për Brezovicën dhe zhvillimin e turizmit. Edhe një herë urime festat e fundvitit dhe e gëzofshim këtë autostradë!”, e ka përfunduar fjalën e tij ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj.

Edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoni ku para të pranishmëve të shumtë, udhëheqësve institucional, ambasadorëve të akredituar në Kosovë, përfaqësuesve të kompanisë Bechtel & Enka, kryeministri Haradinaj tha se është nderë që të bashkohet në këtë ceremoni për të shënuar një moment të arritur për segmentin i cili po përurohet sot, në të cilin është bërë shumë punë, mund, shumë angazhim e ekspertizë për standarde në infrastrukturë euroatlantike, atje ku është drejtimi ynë.

"Mendoj se sot jemi dëshmitarë se kjo po ndodhë. Jam thellë i bindur se vitin që vjen do të përmbyllet e tërë auto-rruga, e po ashtu jam thellë i bindur se Shkupi do të jetë më afër sesa kurdoherë tjetër për Prishtinën", tha kryeministri Haradinaj.

Duke uruar të gjithë punëtorët për punën e mirë që kanë bërë, kryeministri Haradinaj tha se gjatë kësaj periudhe është shënuar një e arritur e madhe.

Kryeministri Haradinaj, po ashtu shprehu ngushëllime familjes së punëtorit që humbi jetën tragjikisht gjatë punimeve.

Prerjen e shiritit të gjysmë-segmentit të Dytë të Autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit, e bëri kampionia botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi.‹

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)