Përurohet linja e re e tragetit Pogradec-Ohër
Ohër, 18 qershor - U përurua të martën linja e tragetit Pogradec-Ohër. Sipas marrëveshjes dypalëshe linja liqenore Ohër-Pogradec dhe anasjelltas do të funksionojë nga 15 qershori deri në 15 shtator, me lundrime të përditëshme ndërmjet dy qyteteve liqenore.
Lundrimi me traget nga Pogradeci në Ohër zgjat rreth 2 orë.
Pritet që kjo linjë e re të ndikojë në shtimin e bashkëpunimit shqiptaro-maqesonas, veçanërisht në fushën e turizmit.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë ministrja e zhvillimit urban dhe turizmit, Eglantina Gjermeni, ministri i transportit dhe infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe homologu i tij maqedonas, Mile Janakieski.