27 Dhjetor 2024

Përurohen rrugët Hani-Muzeqinë-Koshare dhe Muzeqinë-Vojnovc

Prishtinë, 19 nëntor - Në prani të banorëve lokalë, Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli dhe zyrtarët e tij kanë përuruar sot dy rrugë të kësaj komune, Hani-Muzeqinë-Koshare dhe Muzeqinë-Vojnovc.

Vlera e këtyre dy projekteve arrinë afro 1 milion euro, përkatësisht 998.880.41 euro, me një gjatësi prej 9 km.

‘‘Jemi në një rast shumë solemn të Komunës së Shtimes, meqë përuruam këto dy rrugë, të cilat kanë gëzuar banorët. Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me komunën dhe banorët ka arritur të përmbyllë këto projekte jashtëzakonisht të rëndësishme, me standarde të larta, që do t’i plotësojnë kushtet jo vetëm për banorët e këtij lokaliteti, por edhe më gjerë në komunikacionin rrugorë dhe transportin në gjithë Kosovën’’ tha ministri Mujota.

Ai shtoi se,  shumë projekte të këtij rajoni janë në fazën finale dhe deri në qershor të vitit 2015 do të përmbyllim rreth 80 km rrugë të reja në rajonin e Ferizajt, përfshirë këtu Shtimen, Ferizajn dhe një pjesë të Kaçanikut.

Me tej minsitri tha se se janë këto të arritura me investime të mëdha, por do të vazhdojmë tutje duke i përkrahur autoritetet lokale në përmbushjen e obligimeve ndaj qytetarëve, sikurse jemi duke vazhduar me realizimin e projekteve të mëdha nacionale.

‘Sot mund të konfirmojë se më tepër se 100 projekte në ndërtime rrugësh po punohet aktualisht në Kosovë, përfshirë këtu edhe punën 24 orëshe në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, si dhe në zgjerimin e rrugëve nacionale Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Mitrovicë, Deçan-Plavë etj’’, u shpreh Ministri Mujota.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së  Shtimes, Naim Ismajli, falenderoi ministrin Mujota dhe Ministrinë për mbështetje në rregullimin e infratsrukturës rrugore të kësaj ane, e cila siç tha, shërben për një qarkullim më të mire të qytetarëve. ‘’Ne po përurojmë rrugë që kanë karakter edhe ndërkomunalë sepse me të dyja këto rrugë lidhen edhe banorët e disa fshatrave të Komunës së Ferizajt, të cilët do të lidhen më pas me rrugët rajonale dhe kanë mundësi për qarkullim më të lirshëm dhe transport më të mire të mallrave’’, tha Ismajli.

Në emër të fshatit Vojovc, u falenderua Njazi Ismajli, i cili për dhënien e kontributit në infratsrukturën rrugore të këtij lokaliteti, Ministrin Mujota dhe stafin e tij, e nderoi me mirënjohje. Po ashtu mirënjoje iu dha edhe punëkryesit ‘Renelual Tahiri’ për përfundimin e këtyre projekteve 30 ditë para afatit dhe për cilësi të mire të punës. 
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)