Përurohen 38 kilimetrat e para të Autostradës Vërmicë - Merdare
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, kongresmenët e SHBA-së Eliot Engel dhe Gary Peters, ambasadorë të akredituar në Kosovë si dhe zyrtarë tjerë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në fjalën e saj presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga theksoi se kjo rrugë do të shkurtojë distancat me Shqipërinë dhe të do të jetë në funksion të ndërlidhjes me popujt europianë.
Ne po ndërtojmë rrugën e vizionarëve. Presidenti Rrugova krahas platformës për liri dhe demokraci dha idenë e rrugës Durrës-Prishtinë e cila përveç se do të bashkojë popujt tanë do të sjellë zhvillim ka theksuar Jahjaga.
Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, këtë rrugë sipas saj po e ndërtojnë me mjetet e veta, duke demonstruar përkushtimin dhe angazhimin për çështjet parësore të ndërtimit të infrastrukturës rrugore që do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik dhe të përgjithshëm të kombit tonë.
Kjo rrugë është realizimi i brezave dhe dedikim për brezat e ardhshëm. Është një punë e mbështetur në forcat tona si një dëshmi që ne dimë të ndërtojmë. Ne sot po realizojmë një ëndërr, një vepër të pakrahasueshme morale që bashkojmë popujt tanë ka shtuar më tej Jahjaga.
Një fjalim në ceremoninë e inagurimit të autostradës ka mbajtur edhe kongresmeni amerikan Eliot Engëll i cili theksoi se autostradë sjell Kosovën në zemër të Europës.
Është kënaqësi që jam këtu për të hapur rrugën. Kjo është një ditë e gëzueshme. Kjo rrugë sjell Kosovën në zemër të Europës në një kohë kur të tjerët mbyllin kufijtë e tyre, Kosova po i hap kufijtë e saj drejt Europës ka theksuar Engëll.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se kjo autostradë është realizimi i një ëndrre të kahershme.
"Kjo është autostrada e jetës së re, në shërbim të të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Shqipërisë e Kosovës, por edhe të rajonit dhe Evropës. Ky është projekti i Kosovës së re, projekti që i ka munguar Kosovës e rajonit. Ky është projekti më i madh dhe më modern në historinë tonë, është civilizim dhe emancipim që ndan botën e re nga e vjetra, ky është një projekt i shekullit të ri, i lirisë, pavarësisë, projekti i evropianëve të rinj", tha Thaçi.
Kjo Autostradë sipas Thaçit paraqet projektin më madhor në historinë e Kosovës, një investim strategjik për zhvillimin infrastrukturor dhe ekonomik të vendit.
"Është një projekt integrues, që Kosovës dhe qytetarëve të saj do tu ofrojë mundësitë më të mira për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe kapitalit".
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i cili ka marrë pjesë gjatë ditës së sotme në ceremoninë e përurimit të kilometrave të para të autostradës Vërmicë Merdar ka deklaruar se kjo rrugë është një rrugë shumë e rëndësishme për vendet tona.
Sot me ne këtu në Vernicë është mbarë kombi, mbarë shqiptarët kudo që janë. Gëzojnë me ne edhe ata, në Kosovën e lirë të pavarur të kësaj rrugë që bashkoi shqiptarët, idelian kombëtar, idelin e atyre grave dhe burravë që sakrifikuan jetën e tyre për të parë Kosovën e pavarur. Ideali i atyre që u munduan të bëjnë Kosovën të pavarur dhe mundi i atij burri të madh Ibrahim Rugova. Kosova në më pak se tre vjet i dhuroi kombit një kryevepër publike. Kjo autostradë është e ardhmja e Kosovës,- është shprehur Berisha në fjalën e tij.
Në fjalën e tij ai ka përshendetur edhe klasën politike kosovare për sakrificën që kishte bërë me ndërtimin e kësaj vepre, e cila në një situatë të vështirë financiarë bënë të mundur realizimin e këtij projekti.
Në fund të fjalës së tij ai u shpreh se kjo është një rrugë që do të bëjë që Kosova investon për një të ardhmë më të mirë të qytetarëve të saj për në BE. Në fund ai ka uruar shqiptarët të gëzojnë këtë ditë.
Në përurimin e rrugës kanë marrë pjesë edhe presidentja kosovare Atifete Jahjaga dhe kongresmeni amerikan, Eliot Engel. Kjo autostradë me propozimin e qeverisë ka marrë emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, sipas projektit do kalojë gjithë vendin, nga Vërmica në kufirin me Shqipërinë në Merdar kufiri me Serbinë, në vazhdimin e Rrugës së Kombit nga Durrësi në Morinë.
Ndërtimi i 38 kilometrave të parë të autostradës Morinë-Merdar ka kushtuar 330 milionë euro. Ndërkohë në buxhetin e Kosovës për vitin 2012 janë paraparë rreth 300 milionë euro, për ndërtimin e autostradës.
Kostoja e ndërtimit të 38 kilometrave të parë të autostradës ka kushtuar 330 milionë euro.Punimet në autostradë do të vazhdojnë derisa të përfundojë i tërë projekti, i cili pritet të përfundojë në nëntor të vitit të ardhshëm.
Autostrada Vërmicë-Merdar është cilësuar projekt historik për Kosovën evropiane dhe për integrimin e shqiptarëve në BE. Punimet kanë nisur më 25 prill të vitit të kaluar dhe kjo autostradë do të jetë e sistemit të mbyllur dhe hyrje-dalje do të ketë vetëm në kyçjet e autostradës.
Gjerësia e autostradës do të jetë 28 metra, ku do të jenë 4 shirita qarkullues me nga 3.75 metra, 2 shirita për ngadalësim me nga 3 metra, si dhe brezi i gjelbër në mes në gjerësi prej 4 metrash.
Autostrada është vazhdimësi e autostradës Durrës- Morinë, apo Rruga e Kombit, që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe krijon mundësi të daljes në det duke e lidhur pikën më të skajshme kufitare të Kosovës, Merdaren me portin e Durrësit.