Persona fizik kanë përdorur në autobusë llogon e Trafikut Urban
Prishtinë, 28 qershor - Në lidhje me informatat nga mediat elektronike se autobusët e Trafikut Urban kanë bartur pasagjer për ditën e Vidovdanit në relacionin Mitrovicë Gazimestan Graqanicë dhe anasjelltas.
NPKTrafiku Urban Prishtinë, demantuar këtë ne faktin se te gjithë autobusët në pronësi të NPKTrafiku Urban, kanë punuar sipas orarit të rregullt në linjën nr4 pa asnjë shkëputje në relacionet tjera.
\"Ne ju informojmë se disa persona fizik kanë përdorur në autobusët e tyre logon e Trafikut Urban pa pëlqimin dhe dijeninë e menaxhmentit të TU duke lidhur marrëveshje me një kompani tjetër për bartjen e pasagjerëve në relacionin e lart cekur. Menaxhmenti i Trafikut Urban pas marrjes së kësaj informate do te merr masa ndëshkuese ndaj këtyre personave me shkëputje të kontratës për përdorim të jashtë ligjshëm të logos së Trafikut Urban në mënyrë të pa autorizuar\", thuhet në njoftimi.