23 Dhjetor 2024

Përsëri krijohen pritje të gjata në Merdare dhe Dheu i bardhë

Prishtine  24 gusht - Me qëllim të informimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, ju informojmë se në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i bardhë që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Serbisë përsëri janë krijuar kolona me pritje të gjata.

Departamenti i Policisë Kufitare, informon se sot në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i bardhë, ka filluar krijimi i kolonave dhe pritjeve të gjata nga Republika e Kosovës  në dalje për në Serbi dhe në hyrje për në Kosovë.

Sipas informatave në terren në pikë-kalimin kufitar në Merdare, situata është e qetë, qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me një intensitet të shtuar në të dy drejtimet.

Në hyrje të Republikës së Kosovës pritjet sipas qytetarëve janë në kohëzgjatje prej rreth 20 minutave, ndërsa në dalje nga Republika e Kosovës për në Serbi kolona e automjeteve është e gjatë rreth 500-600 me pritje prej rreth 2-3 orësh.

Ndërsa në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje nga Republika e Kosovës për në Serbi (zona neutrale) pritjet sipas qytetarëve janë në kohëzgjatje prej rreth 3-4 orëve ndërsa kolona është e gjatë prej rreth 2 kilometrave. Në hyrje të Republikës së Kosovës qarkullimi është i normalizuar.

Në bazë të informacioneve jo zyrtare të pranuara nga qytetarët e gjithë kjo pritje bëhet nga puna e ngadalshme, neglizhenca gjatë regjistrimit-plotësimit të formularëve nga ana e autoriteteve serbe.

Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë duke u shkaktuar nga autoritetet serbe. 

Në pikë-kalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)