29 Dhjetor 2024

Përplasen dy trena në Hungari, plagosen 21 persona

Budapest, 17 gusht - Numri i të plagosurve të shtruar në spital pas përplasjes së dy trenave të dielën në mëngjes në Hungari ka arritur në 21.

Megjithatë, fatmirësisht, vetëm dy nga të plagosurit kanë pësuar frakturë të kockave, bën të ditur Shërbimi Kombëtar i Urgjencave.

Dy trena u përplasën në afërsi të stacionit Galgaguta, rreth 65 km në verilindje të Budapestit, sipas një njoftimi zyrtar të publikuar nga Hekurudha Shtetërore Hungareze (MAV). Zëdhënësi i MAV-it Virag Locsei u shpreh për televizionin publik M1 se një ndryshim orari mund të ketë qenë shkaku i aksidentit.

Në të dy trenat kishte rreth 30-40 udhëtarë, 21 prej të cilëve u plagosën. Për fat të mirë, nga përplasja nuk ka pasur të vdekur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)