22 Dhjetor 2024

Përleshje dhe arrestime në protestat e punetorëve të PTK-së

Prishtinë, 31 mars - Ka degjeneruar në dhunë protesta e Sindikatës së Punëtorëve të Postë Telekomit të Kosovës (PTK) që kundërshton privatizimin e kësaj ndërmarrje.

Protestuesit e Sindikatës së Puntorëve të PTK-së gjatë zhvillimit të protestët pas miratimit të buxhetit kanë tentuar të hyjnë në Kuvend me dhunë.

Protestuesit kanë kaluar derën e Kuvendit, mirëpo janë larguar nga forcat e policisë me përdorimin e sprejit.

Në hyrje të Kuvendit të Kosovës, protestuesit kanë nisur të përleshen me policinë, dhe raportohet se disa persona janë arrestuar.

Pas përfundimit të seancës deputetët e Vetëvendosjes i janë bashkangjitur protestës.

Lëvizja “Vetëvendosje” është pjesë e protestës, ndërsa raportohet se një gazetare është dërguar në spital, si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës.

 

Një ditë pas bashkimit, Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti janë vënë në krye të protestave kundër shitjes së PTK-së.

Ata i janë bashkuar shprehjes së pakënaqësisë së sindikalistëve të PTK-së, që po protestojnë kundër shitjes së ndërmarrjes. Që të dy kanë mbajtur fjalime para masës së tubuar tek Kuvendi i Kosovës.

Kurti dhe Ahmeti kanë thënë se shitja u kontrabandua dhe se kjo qeveri është në gjendje të shesë gjithçka në formë të tillë, duke përfshirë edhe veriun. Ata kanë paralajmëruar se do të organizojnë protesta edhe më të mëdha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)