Përkujtohen viktimat që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor
Prishtinë, 15 nëntor - Policia e Kosovës, në shënim të ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, gjegjësisht Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovë do të mbaj tryezë për shënimin e kësaj dite.
Në këtë tryezë do të marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha institucionet e lartpërmendura, të cilët do të shpalosin informacione dhe aktivitetet e realizuara.
Po ashtu edhe Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” dhe Teatri Kombëtar në Prishtinë organizojn marsh përkujtimor në këmbë nga Lagja Arbëria, rrugës Fehmi Agani deri te Teatri Kombëtar ku do të bëhet ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor.