Përfundon asfaltimi i rrugës në fshatin Koshtovë
Mitrovicë, 12 prill - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka vizituar fshatin Koshtovë, në rastin e përfundimit të rrugës së asfaltuar, në lagjen Ibrahimi, me çrast u mirëprit nga banorët e fshatit dhe njëkohësisht u vlerësua për punën dhe përkushtimin e tij të treguar për banorët e kësaj ane.
Kryetari , Bahtiri, u nda i kënaqur me punët që janë bërë në përfundimin e kësaj rruge, kostoja totale e së cilës arrin shumën prej 28.000 euro.
Ne po bëjmë përpjekje maksimale që ti plotësojmë kërkesat e qytetarëve, qoftë me ndërtimin e rrugëve, ndërtimin e kanalizimeve, sigurimin e ujit për pije dhe në përmirësimin e jetës së tyre tha Kryetari, Bahtiri.
Përfaqësuesi i fshatit Koshtovë, tha se banorët e këtyre lagjeve, që po u shtrohet rruga në asfalt, në gjatësi prej 450 metra dhe me gjerësi prej 5 metra , janë shumë të entuziazmuar dhe ndihen shume falënderues për kontributin e treguar në vazhdimësi nga ana e kryetarit, Bahtiri.