Përfundojnë punimet e ndërtimit të rrugëve në fshatin Hajkobillë
Prishtinë, 23 shtator - Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet e ndërtimit të rrugëve lokale në fshatin Hajkobillë në gjatësi prej 2556.5 metra e gjërësi 5.86 metra.
\"Punëkryesi ka përfunduar punimet sipas kontratës dhe planit dinamik në afat prej 90 ditësh. Kontrata ishte në vlerë prej 234.076 . Qarkullimi dhe qasja e banorëve tash e tutje do të jetë shumë më i lehtë dhe më i sigurt\", ka njoftuar Komuna e Prishtinës.