Për shkak të punimeve të asfaltimit mbyllet një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”
Prishtinë, 20 tetor - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të punimeve të asfaltimit, një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura.
"Prej ores 07:30 deri në ora 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri të udhekryqi i rrugës Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri të udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni të Pishat)", njofton komuna.
Komuna lut qytetarët qe qarkullimin ta planifikojnë bazuar në ketë informate dhe duke shfrytëzuar rrugët alternative.