Për një javë policia shqipton 9658 gjoba
Prishtinë, 8 maj - Nga data 01 Maj Policia e Kosovës ka filluar implementimin e planit policor të quajtur Java e Sigurisë në komunikacionin rrugor me zero (0) tolerancë ndaj shkelësve të ligjit, plan ky i cili do të vazhdoj edhe më tutje.
Siç e kemi bërë të ditur edhe më parë ky angazhim i pandërprerë i Policisë së Kosovës, në gjithë territorin e sajë, ka të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, ruajtjen e jetës së qytetarëve si pjesëmarrës në trafik, parandalimin e të gjitha llojeve të aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale.
Policia e Kosovës nuk ka për qëllim ndëshkimin e qytetarëve, por ka për qëllim ngritjen e nivelit më të lartë të sigurisë në trafik, andaj kërkon dhe njëherit APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke përfshirë këmbësorët, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe tu përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve.
Në të kundërtën Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, opinionin e gjerë se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, duke përfshirë edhe këmbësorët, me të vetmin qëllim pra, ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale, pasi që shifrat e aksidenteve të tilla janë shqetësuese dhe shumë brengosëse edhe për vetë Policinë e Kosovës.
Plani policor Java e sigurisë ka dhënë rezultate pozitive në aspektin e zvogëlimit të aksidenteve dhe në mbarëvajtjen/ngritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.
Pasqyra e të dhënave të cilën e gjeni në vijim flet për angazhimet e shtuara të Policisë së Kosovës, ku ka ndërmarr masa ndaj të gjithë kundërvajtësve në komunikacionin rrugor e në veçanti edhe ndaj këmbësorëve të cilët janë kategoria më e rrezikuar në komunikacionin rrugor.