26 Dhjetor 2024

Pensionet së shpejti përmes postës

Prishtinë, 21 gusht - Pensionistët kosovarë shumë shpejt pensionet e tyre mund t’i marrin edhe përmes postës së Kosovës, pasi që Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale edhe më tutje mbetet në negociata me Postën e Kosovës për arritjen e një marrëveshje të tillë.

Musa Demiri, zyrtar në MPMS-së, thotë se janë duke vazhduar me negociata me postën e Kosovës deri në arritjen marrëveshjes, sepse, sipas tij, kjo mbetet mënyra më e mirë për marrjen e pensionit.

“Marrja e pensionit i siguron shumicës së pensionistëve kursimin e parasë si dhe mënyrës së pritjes në rend, dhe në anën tjetër sidomos i lehtëson pensionistët nga vendet rurale ku atyre u merret edhe mund edhe kohë për marrjen e pensionit. Kurse mënyra e dytë është specifikimi i pensionistëve se në shumicën e rasteve ka persona ku marrin pension edhe në emër të atyre që kanë vdekur dhe përmes postës ata obligohen të hyjnë brenda dhe mund edhe të bëjnë verifikim e personit”, ka thënë ai.

Mirëpo, sa u përket pensionistëve, sipas tij, disa dëshirojnë e disa të tjerë jo, mirëpo, sipas tij, kjo mbetet mënyra më e mirë sidomos për lehtësimin e pensioneve, por edhe të verifikimit të tyre. Por, në anën tjetër pensionistët vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin për dërgimin e pensioneve përmes postës. Ata ankohen se përmes postës ka vonime dhe, sipas tyre, mënyra më e mirë është që kur ata vetë të dëshirojnë dhe kur te kenë nevojë të marrin pensionet, ose t’i ruajnë ato në bankë.

Isa Mustafa, pensionist, nuk është i sigurt nëse vërtet do të bëhen pensionet, sipas tij, duhet të zgjasë edhe dy tri vjet deri në ardhjen e vendimit. Mirëpo, marrja e pensioneve përmes bankës nuk i përshtatet “Mua nuk më përshtatet marrja e pensionit përmes bankës, mirëpo, ky vendim do të ishte i mirë vetëm për ata pensionistë të cilët janë invalidë se neve nuk na përshtatet një vendim i tillë”, thotë ai.

Shaban Xhelani, pensionist, thotë se mënyra më e mirë është që paratë t’i marrë përmes bankës. Edhe Xhelani sikurse pensionistët tjerë mendon se kjo nuk është një mënyrë e mirë e marrjes së pensionit përmes postës. “Përmes postës nuk është e mirë marrja e pensionit sepse shumicën e herëve nuk jam i sigurt se ata nuk të bien me kohë kur ne kemi nevojë”, thotë ai.

Edhe Hajdar Koca, pensionist, që jeton dhe vepron në botën e jashtme, thotë se ky vendim nuk i përshtatet sidomos atij që nuk është në Kosovë.

“Jo unë pensionin e lë në bankë sepse jetoj dhe veproj në botën e jashtme dhe nuk më përshtatet në asnjë mënyrë marrja e pensionit përmes postës, ku unë përmes bankës i ruaj paratë dhe atëherë kur të kem nevojë i tërheq”, thotë ai.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)