29 Dhjetor 2024

Pejanët paguajnë pa provizion mbeturinat në Postë

Pejë, 6 korrik - Qytetarëve të regjionit të Pejës u është mundësuar të paguajnë pa kurrfarë provizioni faturat e mbeturinave në zyrat postare të Postës së Kosovës.

Kjo është arritur me marrëveshjen mes Kompanisë Rajonale të Mbeturinave \"Ambienti\"  dhe Postës së Kosovës.

Menaxhmenti i të dyja ndërmarrjeve publike është i kënaqur që ka arritur të ofrojë një shërbim të ri sa më afër qytetarëve. Në komunën dhe regjionin e Pejës, Posta ka një rrjet të gjerë të zyrave postare.

Posta e Kosovës është e licencuar për shërbime financiare nga Banka Qendrore e Kosovës.

Pagesat  që kryhen në institucione bankare ofrohen edhe në Postë, por me provizionin më të ultë në Kosovë, ose fare pa provizion, siç janë faturat për energji elektrike, ujë, mbeturina, etj.

Falë angazhimit dhe përkushtimit maksimal, në zyrat postare në regjionin e Pejës është rritur numri i pagesave. Kjo rritje tregon se qytetarët e Pejës  janë të kënaqur me ofrimin e shërbimeve të Postës.

Në Postë mund të paguhen edhe tatimi në pronë, tatime dhe kontributet për ATK-në, dënimet në trafik, pagesat e studentëve, pagesat e taksave gjyqësore, pagesat për licenca të ndryshme të institucioneve të shtetit, pagesa për dokumente personale, për regjistrim të automjeteve dhe shërbime tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)