PD: Bora në rrugë, Komuna e Prishtinës në gjumë
Prishtinë, 29 dhjetor - Dega e tretë e Partisë së Drejtësisë në Prishtinë, ka kritikuar Komunën e Prishtinës, pasi që konsideron se ka dështuar që ta largojë borën dhe ngricat nga rrugët dhe trotuaret.
Bora që ka rënë në mbrëmjen e kaluar ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve, por edhe këmbësorëve në kryeqytet, ndërsa drejtuesit e Komunës së Prishtinës ende nuk kanë ndërmarrë asgjë për të pastruar rrugët por edhe trotuaret.
Andaj, Dega e tretë në Prishtinë, kërkon nga kryetari Ahmeti që menjëherë të ndërmarrë masat e duhura, ngase ngricat nëpër rrugë mund të shkaktojnë edhe viktima.